U cilësua si mashtrim te Piranjat, Top Channel detyron Ledionën të reklamojë në Big Brother të njëjtin produkt
Top Channel ka “detyruar” Ledionën të reklamojë në Big Brother Vip të njëjtin produkt, që pak kohë më parë emisioni investigativ “Piranjat” demaskoi mashtrimin e bërë ndaj qytetarëve.
Bëhet fjalë për kompaninë gjermane Ritello, agjentët e të cilit trokisnin në derë dhe u prezantonin produktet e tyre.
Kujtojmë se për të joshur një çift të moshuarish, Musa dhe Valdete Rreshkën, ata u dhanë falas filtrin e ajrit, ndërsa më pas arritën t’u shisnin me mashtrime fshesën për çmimin e kripur 2400 euro.
Tashmë Top Channel, reklamon para gjithë shqiptarëve të njëtin produkt, që dikur rezultoi mashtrim i hapur. Madje për ironi të fatit “dhurata” e kompanisë Ritello lexohet nga Lediona, dikur gazetare e emisionit “Piranjat”.
Ledioni: Kompania Ritello ka menduar t’iu lehtësojë më shumë pastrimin e shtëpisë, sespe siç edhe pjesa tjetër e jona ka vënë re, që ajo tjetra nuk as atë pjesën që fshin, por ka vetëm një tub. Unë nuk e di si fshin me atë.
Lediona: Njëri e mban, dhe tjetri e heq për ta pastruar më mirë.
Ledioni: Pastaj e keni parë që Arta përton që të ulet, prandaj merr një lecë dhe e vë te këmba, edhe fshin
Fationi: Shpëtuam Ledion më në fund.
Lediona: O sa mirë!
Ledioni: Lexoni zarfin që keni aty.
Fationi: Ritello, e njoh si firmë
Ledioni: Ja shpëtuat edhe nga alergjitë.
Fationi: Ka lezet pra, Ritello
Lediona: O zott! Banorë, kompania gjermane Ritello ka menduar tiu lehtesojë me pjesën më të madhe të punëve, duke iu dhuruar një aparaturë profesionale pastrimi, e cila gjithashtu është kundër alergjive. Aman se na vdiqën nga alergjia me atë pluhurin që e mbledhin. Ritello ju ndihmon jo vetëm me pastimin e ambientit, por edhe me aromatizimin e ajërit.