KRONIKËSTAR CHANNEL

“U dëgjua zhurmë e madhe, thashë oii vajza”, rrëqeth nëna e 15-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

Nëna e 15-vjeçares që tentoi të vetëvritet në Sarandë ka dhënë një intervistë tronditëse në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku ka rrëfyer momentin dramatik të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ajo tregon se pas një diskutimi me mësuesen e djalit, ndodhi një zhurmë e madhe dhe në atѱ moment, kuptoi se vajza e saj kishte rënë nga ballkoni i katit të katërt.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Sa kthej kurrizin, dëgjohet një zhurmë e madhe. Vajza bie nga ballkoni. Në shtëpi ishin të gjithë, ishin dhe dy vëllezërit e mi dhe bashkëshorti, po festonim ditëlindjen e djalit të vogël,” tha ajo.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nëna tregoi gjithashtu se vajza kishte shprehur shqetësim për bullizmin që po kalonte, duke thënë se e kishin përgojuar me fjalë të ulëta.

Reklama në FieriWeb

Nëna e 15-vjeçares që tentoi të vetëvritet: Vajza ime ende nuk e ka lënë spitalin. Jam shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve të mi, për ato punoj. Unë po flisja me mësuesen e djalit në pallat, në një kat të lartë dhe nuk e pashë vajzën të shqetësuar. Fola me mësuesen jo në sy të fëmijëve. Ishin në banesë gjithë familjarët. Sa kthej kurrizin, dëgjohet një zhurmë e madhe. Vajza bie nga ballkoni. Në shtëpi ishin të gjithë, kishte dy vëllezërit dhe babanë, po festonim ditëlindjen e djalit të vogël.

Në atë moment thashë “Oii vajza”. Zbrita poshtë dhe ulëriva, u trondita. Më ka thënë 3 ditë përpara se të ndodhë ngjarja, se një djalë dhe një vajzë e bezdiste dhe i kam thënë që mos u mërzit, se ti je më e bukur se ato dhe ata xhelozojnë. Më tha se i kanë thënë se “ishte e shpifur” dhe i kishin thënë dhe fjalë shumë të pista./ BW

Related Articles

Back to top button