KRONIKË

U filmua duke dhunuar qenin në ashensor, vihet në hetim 51-vjeçarja në Tiranë (EMRI)


Policia e Shtetit ka vënë nën hetim 51-vjeçaren Gera Kulla, e cila u filmua duke goditur barbarisht një qen brenda ashensorit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet gruas në fjalë, e cila shihet e shoqëruar me disa qenusha brenda një ashensori, ndërsa në një moment fillon godet brutalisht me shkelma qenin e vogël.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një qytetare shkroi në rrjetet sociale, se gruaja në fjalë paraqitet si person që i do kafshët dhe ndimon qentë e rrugës, por si duket i shpëton nga rruga po jo nga veta.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pamjet e rënda i ka shpërndarë edhe sportistja Dorina Mema, e cila shkruan se nuk duhet të falet askush që abuzon me kafshët e pambrojtura dhe se organet përkatëse duhet të marrin masat.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërkohë qentë dhe macet tashmë janë të sigurtë, nën kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar disa kafshë, në një ashensor, ju sqarojmë se:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetases që shfaqet në video.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe proceduan penalisht shtetasen G. K., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, kafshët e keqtrajtuara, u vendosën në kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton policia.

Related Articles

Back to top button