KRONIKË
U fut në det dhe nuk u ndje mirë, humb jetën 69-vjeçarja në Qeparo
Një 69-vjeçare ka gjetur vdekjen ditën e sotme në plazhin e Qeparosë. Mësohet se gruaja sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Njoftimi i policise:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.