AKTUALITETKOSOVAKRONIKË

U gjet e pajetë në autostradë, arrestohet i dyshuari për vdekjen e 23-vjeçares


Një 23-vjeçare ukrainase, e quajtur Olena Kozij, u gjet e vdekur nga Policia e Kosovës, më 21 shkurt të këtij viti në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mësohet se lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Burime nga Policia, thonë se i arrestuari dyshohet se ka qenë në veturë me viktimën, ndërsa pas një mosmarrëveshje që është zhvilluar mes tyre, shtetasja ukrainase ka dalë nga vetura dhe dyshohet se ajo më pas është goditur nga një veturë tjetër në autostradën Ferizaj – Prishtinë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas KALLXO.com , mësohet se rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Autostradave i Policisë së Kosovës, i cili po përpiqet të identifikojë automjetin i cili viktimës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

E ndjera në tetor të vitit 2023, kishte ardhur në Kosovë dhe kishte kërkuar azil në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.

Arsyeja e ardhjes në Kosovë, sipas burimeve, ishte lufta që po zhvillohej në Ukrainë. Viktima kishte ardhur e vetme, pa qenë e shoqëruar nga ndonjë familjar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button