Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

KRONIKË

U gjet i masakruar me thikë në pyll, zbardhen detaje të reja për vrasjen e shqiptarit në Itali

Policia italiane po punon për të zbardhur motivet e vrasjes së Bledar Dedjas.

39 vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një pyll të vogël në  Paderno di Pieve të Grappa në Treviso të Italisë. Bledari ishte resident në Asolo dhe u gjet i vrarë mëngjesin e 21 janarit 2024 nga një mik i familjes.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Trupi , iu gjet i hedhur në një shkurre afër një rrugice të pashtruar me dhe që lidh Via dei Colli me rrugën provinciale 20. Ishte goditur shumë herë me thikë. Disa nga plagët janë shumë të thella e të shkaktuara me  majën e thikës. Një nga goditjet I shpoi një mushkëri.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në krahë, megjithatë, plagët tipike të atyre që përpiqen të pengojnë goditjet. Dedja duket që është përleshur me autorin por fatkeqësisht nuk mjaftoi. U gjet me pantallona të ulura. Autopsia do të vërtetojë nëse ai ka pasur marrëdhënie seksuale. Njëqind metra larg vendit ku u gjet trupi i pajetë ishte makina e tij, një Mercedes i bardhë Class B, i parkuar në anë të shtegut.

Një zonë ideale për t’u takuar, veçanërisht në mbrëmje, larg syve kureshtarë. Një nga pistat që po ekzaminohet nga hetuesit është pikërisht ai i një përplasjeje që përfundoi me gjak. Por nuk mund të përjashtohen hipoteza të tjera, si ajo e lajres së hesapeve. Arma e vrasjes nuk u gjet. Policia po punon për të arrestuar autorin.

Është vrasja e tetë në dymbëdhjetë muaj në zonën e Trevisos, e cila është tronditur nga ky krim i rëndë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Zbulimi

Dedja, kishte shkuar në Itali njëzet vite më pare Ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Rezultonte i zhdukur prej pasdites së të shtunës, 20 janar. Hera e fundit kur u pa ishte në restorant-piceri Borso del Grappa, ku punonte si kopshtar dhe pastrues. Pastaj nuk u kthye më. Telefonata e fundit, ishte me kunatën e tij, në orën 16:15: ai sapo kishte mbaruar turnin. Të dielën kishin planifikuar të shkonin për të peshkuar me një shok të tij.

E kishin lënë të takoheshin në 2 të mëngjesit. Ku kishte shkuar në banesë Bledari nuk kishte dalë dhe as nuk i ishte përgjigjur telefonatave apo mesazheve. Edhe bashkëshortja e tij është përpjekur ta telefonojë. Celulari ka qenë i hapur deri në orën 03:00 dhe më pas asnjë sinjal.

Në atë moment nisën kërkimet. Mendimi I parë ishte për një aksident të mundshëm, ndaj kontaktuan urgjencën më të afërt, atë në Bassano. Por asgjë. Pas një nate pa gjumë, mëngjesin e djeshëm, familjarët e tij kanë shkuar për të denoncuar zhdukjen e tij në komisariat, duke vijuar ndërkohë kërkimet. Ka qenë miku i tij Marco Barbi ai që ka vënë re makinën e 39-vjeçarit në rrugën e dheut. Ishte ora 9.30. Njëqind metra më tutje, në mes të shkurreve, ishte trupi i Dedjes i mbuluar me gjak.

Policia do të ekzaminojë rrobat dhe makinën për të gjetur ndonjë gjurmë apo AND të autorit. Në vendngjarje u gjetën dhe gjurmë gjaku dhe pikla gjaku tregues se Bledar Dedja mund të jetë përleshur me autorin/ autorët

Ende nuk dihet shumë se çfarë ka ndodhur por nga gjurmët e gjakut lihet të kuptohet për një takim që ka përfunduar në debat dhe më pas në vrasje. Mendohet se viktima mund të kenë mbërritur në vendin e ngjarjes me të njëjtën makinë.  Policia po verifikon kontaktet e 39 vjeçarit, tabulatet telefonike si dhe imazhet e telekamerave të instaluara në zonë. Dedja nuk ishte emër I panjohur për policinë. Njihej për disa precedente të vogla, por familjarët dhe kolegët e tij e përshkruajnë si djalë mjaft punëtor dhe baba i mirë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë orët e fundit të jetës së Bledarit. Çfarë ndodhi dhe me kë u takua? Kjo është ajo që hetuesit po përpiqen të zbulojnë. Ndërkohë që nesër trupi I tij do I nënshtrohet autopsisë, shkruan Corriere della sera.

Related Articles

Back to top button