AKTUALITETKRONIKË
U gjet i plagosur në rrugë, por vdiq në spital, zbardhet ngjarja në Pogradec. 37-vjeçari është vrarë!
Zbardhet ngjarja që ndodhi pasditen e së shtunës në Pogradec ku një shtetas i identifikuar si Egli Proga rreth moshës 37 vjeç u gjet i shtrirë në rrugë, sipas informacioneve dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje.
I riu është rrahur nga një person që tashmë është identifikuar nga policia D.M., dhe është shpallur në Kërkim.
Mësohet se viktima dhe autori janë komplikuar në ambientet e jashtme të një lokali, është futur për disa minuta brenda lokalit dhe më pas pasi ka dalë sërish ka rënë në rrugë pa ndjenja.
Edhe pse u transportua në spital i riu nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.
Ndërkohë pritet njoftim zyrtar nga policia.