AKTUALITETKRONIKË

U gjetën të pajetë në banesë me shenja dhune në trup, zbardhet identitetet e dy të moshuarve në Dropull


Zbardhet identiteti i dy të moshuarve, burrë dhe grua që u gjetën të pajetë në banesën e tyre, në Dropull. Nga këqyrja e policisë, në trupat e tyre rezultuan se kishin shenja dhune, të shkaktuara nga mjete të forta. Bëhet fjalë për shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeçe. Ishin fqinjët ata që konstatuan trupat e pajetë të të moshuarve. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button