U instalua në një gotë kafeje, zbulohet pajisja 400 dollarëshe që i kushtoi karrierën dhe burgun Safet Gjicit (FOTO)
Alma Kaçi, 40 vjeçarja e cila filmoi Safet Gjicin teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrë ka arritur të regjistrojë gjithçka me anë të një pajisje, e cila ishte e instaluar në një gotë kafeje.
Panorama TV ka siguruar pamjet e kamerës së fshehtë e cila, në internet mund të blihet për vetëm 400 dollarë.
Siç shihet edhe në fotot, kamera e fshehtë është në brendësi të kapakut të gotës plastike, në të cilën zakonisht shërbehen pijet e nxehta ose të ftohta. Duke qene se Safet GJici ishte shumë i kujdesshëm dhe se nuk lejonte njeri në zyrë me çanta apo me celularë, pajisja e filmimit ishte vendosur në gotën plastike.
Nga filmimet e para duket se kamera ishte pozicionuar fillimisht në tavolinën e mbledhjeve të Safet Gjicit, ndërkohë që Alma Kaçi ishte ulur poshtë tavolinës së tij.
Me pas aktiti seksual, ne media doli dhe një fragment i dyte ku Alma Kaçi duket që e mban në dorë kamerën teksa flet me Safet GJicin për projektin e qenve.
Pamjet e siguruara nga pajisja 400 dollarëshe i kushtoi Safet Gjicit karrierën dhe qelinë e burgut
Gjatë seancës së sotme të GJKKO, Safet Gjici është dënuar me arrest me burg dhe është lënë në qeli, ndërkohë që Alma Kaçi është dënuar me arrest shtëpie.
Dëshmia
Safet Gjici ka deklaruar ditën e sotme se ai kishte marrë dënimin për gabimin qe kishte bërë, ndërkohë që ka këmbëngulur se nuk ka projekt dhe se nuk e ka shkelur ligjin.
Unë u ndëshkova për veprim që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin.
Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryet shkelje ligjore, jam dakord me qëndrimin e avokatit”, është shprehur Gjici.
Ndërkohë që Alma Kaçi është shprehur se herën e parë që ka shkuar në zyrën e Safet Gjicit është ngacmuar seksualisht nga ai. Ndërkohë që herën e dytë ka shkuar me dëshirë dhe se ka vendosur ta filmojë aktin.
“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pas lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e pare ai më ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshire, por vendosa ta filmoj”, ka thënë Alma Kaçi.