“U kalua vija e kuqe e hakmarrjes”/ “Bomba” e Hoxhës: Mes Nikulajve dhe Lekstakajve do ketë vrasje të tjera
“Është kaluar kufiri, do sulmohen familje të tëra, gra, fëmijë…”
Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar pasditen e sotme në “Top Talk”, ku ka folur për zhvillimet e fundit kriminale në vend. Ai u ndal tek vrasja që tronditi Lezhën më 2 dhjetor, ku në një atentat humbi jetën kushëriri i të ndjerit Ardian Nikulaj, Entjan Nikulaj.
Vrasja e tij dyshohet se është vazhdimi i hakmarrjes me fisin Lekstakaj, që deri më tani ka marrë 8 jetë. Gazetari Hoxha nga ana tjetër, paralajmëroi se vrasjet mes dy fiseve do vazhdojnë, pasi dy viktimat e fundit kanë qenë të pafajshëm dhe tashmë është kaluar kufiri i hakmarrjes.“Thuhet se konflikti ka nisur për 5 mijë a 10 mijë lekë të vjetra. Nuk është kështu, sepse nuk mund të niste një konflikt në këtë mënyrë.
Ajo ka shpërbyer thjesht si një lloj indicie për të agravuar një konflikt që ka nisur më parë. Dhe më pas e gjitha ka marrë një rrjedhë krejt tjetër. E keqja e gjithë kësaj historie mes këtyre dy fiseve, janë shumë familje të përfshira, fakti që të dyja palët, i plotësojnë komponentët për te qëne rivalë, apo kundërshtarë të ashpër dhe të fortë me njëri-tjetrin. Pse? Sepse kanë një bazë të madhe farefisonore, pra kanë shumë pjesëtarë në familjet e tyre. Së dyti janë familje me mbështetje të madhe finaciare, kanë njohje brenda dhe jashtë vendit dhe mbi të gjitha kanë patur kontakte edhe brenda institucioneve por edhe në politikë. Këta aktorë politikë i kanë bërë që të përballen kaq ashpër e të mos bëjnë përpjekje që ta mbyllin këtë ngjarje. Ka pasur një përpjekje në vitin 97 për t’i pajtuar, por një pjesëtar nuk ka dashur dhe kur një nuk do, nuk ja vlen të bëhen. Pastaj ngjarjet janë zhvilluar kur njëra palë ka qenë më efortë financiarisht dhe pasur mbështetjen e pushtetit të kohës. Në krahun tjetër, pala tjetër, në momentin kur ka gjetur mundësitë e duhura finaciare dhe burimet e duhura kriminale ka çuar në përplasje.
Ngjarja e fundit e 2 dhjetorit është më e fundit. Janë 8 të vrarë nga të dy fiset deri më tani. U vra Ardian Nikulaj, për të u ofruan shumë para por nuk em ori njeri përsipër në fillim. Në momenti nqë u vra ai, e kemi thënë që do ketë zhvillime. Pas Nikulajt, u vra Nikolin Lekstakaj, i cili nuk ka ngarkesë kriminale. U vra si kushëriri i parë i këtyre që janë të përfshirë në konflikt. Pastaj u vra Entian Nikulaj, edhe ky kushëri i parë. Brenda 7 muajsh. Dy viktimat e fundit nuk kanë asnjë përfshirje në ngjarje të tjera. Janë krejtësisht njerëz të pafajshëm. Sidomos me dy ngjarjet e fundit, është kaluar vija e kuqe. Në një hakmarrje ka një kufi, kush përfshihet në hakmarrje e deri këtu. Kur fillohen e vriten të pafajshëm, nuk ka më kufi. Do sulmohen familje të tëra, gra, fëmijë…
Qarku i Lezhës në 3 vitet e fundit ëhstë bërë shumë problematik. Fillimisht zona e Fushë Kuqes që ndodhet brenda. Edhe pse është një qark i vogël, nuk ëhstë i madh. Situata nuk zgjidhet dot vetëm nga policia e Lezhës apo e Shtetit. Dueht të shmangnim viktimat e pafajshme, dy të fundit janë viktima vetëm të mbiemrit të tyre.”- tha Hoxha.