U kap duke marrë ryshfet, gjykata lë në arrest shtëpie mjekun në Fier

Sot, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier, me gjyqtare Aurora Tusha, ka vendosur që mjeku Gezim Taullai, i arrestuar pak ditë më parë për akuza korrupsioni, të mbahet nën arrest shtëpie.
Mjeku nuk ishte prezent personalisht në seancë për arsye shëndetësore dhe u përfaqësua nga avokatët Xhevair Morina dhe Gjergji Habilaj, ndërsa prokurorinë e përfaqësoi Leonard Suci.
Vendimi i gjykatës u mor pas shqyrtimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit dhe kërkesës së mbrojtjes për një masë më të lehtë sigurie. Autoritetet vijojnë hetimet lidhur me akuzat e korrupsionit ndaj tij, duke mos përjashtuar asnjë masë tjetër që mund të merret gjatë procesit gjyqësor.
Ky vendim vjen pas një procesi hetimor që ka tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa institucioni i drejtësisë thekson rëndësinë e ruajtjes së të drejtave të të dyshuarit gjatë zhvillimit të hetimeve.




