BOTA

U kap mat duke vjedhur, shqiptari merr sëpatën dhe sulmon policët italianë, thyen këmbën

Një 35-vjeçar shqiptar i cili kërcënoi me sëpatë policinë italiane dhe më pas u përpoq të ikte është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në via Toscanini, në orët e vona të mëngjesit të sotëm, 14 nëntor. Policia u lajmërua për një vjedhje që po ndodhte brenda zyrave të një kompanie.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Policia sapo ka hyrë në magazinë ka parë menjëherë 35-vjeçarin. Shqiptari më pas mori një sëpatë, filloi të kërcënonte dhe sulmonte oficerët.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Policia përdori spraj spërkatës, por pa efekt sepse shqiptari tentonte sërish të sulmonte efektivët.

Ai tentoi të arratisej por u neutralizua shpejt pas një përleshjeje me policinë. Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në spital me frakturë në këmbë, si pasojë e rrëzimit gjatë tentativës për arratisje.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button