AKTUALITETKRONIKË

U kap në flagrancë duke peshkuar me lëndë plasëse, procedohet 56-vjeçari në Himarë


U kap në flagrancë duke peshkuar me lëndë plasëse, procedohet penalisht 56-vjeçari në Himarë. Sekuestrohen 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në vijim të kontrolleve që kryhen nga shërbimet e Policisë Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare, zbatimin e ligjshmërisë dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në vendin e quajtur “Gjiri i Livadhit”, është konstatuar një shtetas duke peshkuar me lëndë plasëse. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në zonën ku ai po peshkonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur 3 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, me fitil zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. R., 56 vjeç, banues në Himarë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button