AKTUALITETBOTAKRONIKË
U kapën me 12 kg marijuanë, burg dhe gjobë për shqiptarin dhe maqedonasin në Francë
Agjentët e brigadës doganore Montbéliard në Francë arrestuan dy persona, ndërsa sekuestruan 12 kg drogë.
Ata kryen një kontroll në një automjet të regjistruar në Gjermani, në të cilin ndodheshin dy persona të identifikuar më pas si një shtetas i Shqipërisë dhe një i Maqedonisë së Veriut.
Pas kontrollit në automjet, efektivët zbuluan 12 kg marijuanë të fshehura në bagazh, të ndarë në tre thasë plehrash, përpara të cilave ishin vendosur kuti me enë.
Pas arrestimit ata u paraqitën në Gjykatë, ku dy të pandehurit u shpallën fajtorë nga gjykata e Belfort dhe u dënuan secili me një gjobë doganore prej 54,000 euro, 3 vjet burgim me kusht dhe ndalim në territorin francez për 10 vjet.