POLITIKËSTAR CHANNEL

U kritikua ashpër në rrjet, Adriatik Lapaj heq babanë e tij nga lista e kandidatëve për deputetë në Qarkun Berat

Pas kritikave të shumta në rrjet, Adriatik Lapaj ka hequr babanë e tij nga lista e kandidatëve për deputetë të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Qarkun Berat. Kështu bëjnë me dije burime për Shqiptarja.com, ndërkohë që sot KQZ miratoi listën me 186 kandidatë të koalicionit Lapaj-Shabani.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Kandidatët e koalicionit të Lapajt garojnë të gjithë në lista të hapura dhe në pjesën e mbyllur janë vendosur fiktivisht emra të familjarëve të tyre, si në rastin e babait të Lapajt, i cili ishte vendosur në krye të listës së sigurtë për Qarkun Berat.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kjo bëhet pasi këta të fundit në fund të djegin mandatin dhe mandati t’u kalojë kandidatëve të cilëve janë në listë të hapur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Që nga publikimi i listave Lapaj është përpjekur të sqarojë dhe bindë opinionin publik për këtë qëllim, por duket se nuk i ka rezistuar kritikave dhe ka vendosur të largojë përfundimisht babanë e tij nga kjo strategji elektorale.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas ligjit, subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë rregullime te listat, për të hequr apo për të shtuar kandidatë, para momentit kur KQZ të miratojë listën përfundimtare. Sot, KQZ i dha ‘ok’ listës së ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, duke reflektuar ndryshimet e kërkuara nga koalicioni, pra heqjen e emrit të babait të Lapajt dhe zëvendësimin me dikë tjetër.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button