AKTUALITETSTAR CHANNEL

“U krye edhe kjo punë” Berisha nga selia blu: Piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen më fatale


“Të dashur miq, u krye edhe kjo punë”, kështu e ka nisur fjalën ish-kryeministri Sali Berisha nga selia blu, ku u rikthyer pas GJKKO revokoi masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij. Berisha thekson se piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen më fatale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Të dashur miq. U krye dhe kjo! Piramida me e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane të pas Luftës së Dytë Botërore mori sot goditjen më fatale! Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot, Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë!

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sot është dita kur monstrat e demokracisë, Edi Rama dhe Xhorxh Soros dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare në grushtin e shtetit që i bënë ndaj saj. Sot, ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, nundi i 3 viteve, triumfiu dhe u shpërblye. Ne qëndruam, qëndruam dhe vetëm qëndruam për të vërteten dhe vlerat që besojmë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Mbas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë. Mbas një kohe të gjatë, që Shqipëria është zhytur në errësirë.
Sot është një ditë e mirë për shqiptarët. Sot është një ditë e mirë për opozitarët. Një ditë shprese.
Por sot, është një ditë e mirë edhe për ata që nuk janë opozitarë. Sot është një ditë e mirë edhe për kundërshtarët e opozitës. Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha. Sot ka fituar e vërteta. Sot ka fituar ligji dhe Kushtetuta! Sot ka fituar Shqipëria!”,
 tha Berisha.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vendimin për lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

“Sot, më datë 27.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenet 228, 229, 230, 237 dhe 260 të K.Pr.Penale ka vendosur pranimin e kërkesës së kërkuesit të pandehurit Sali Berisha dhe revokimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”,”– thuhet në vendimin e GJKKO-së.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button