U kthye nga Anglia dhe vrau vëllanë e 21-vjeçares që i dhunoi prindërit, burg për Ylber Jakun. Avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

Në Gjykatën e Kukësit u zhvillua sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku, i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 maj në fshatin Plan të Hasit.
Pas seancës Gjykata ka vendosur masën “burg pa afat” për të.
Ndërkohë avokatja e shtetit Aurora Guska, e caktuar për mbrojtjen e Ylber Jaku, shpjegon të gjithë dinamikën e ngjarjes, duke fajësuar institucionet për mosreagim në kohë për parandalimin e vrasjes.
Sipas hetimeve paraprake, Jaku, i cili jetonte në Angli si emigrant, ishte kthyer në Shqipëri për të kryer krimin, një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, për dhunën e ushtruar ndaj prindërve të autorit të dyshuar të vrasjes së vëllait të saj.