AKTUALITETVISIT ALBANIA

U morën në studim 200 lokacione, studimi: Plazhi më blu në botë gjendet në Shqipëri


Revista e njohur “Travel+Leisure” i ka bërë jehonë plazheve shqiptare. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në një artikull, i cili është shpërndarë në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, evidentohet se plazhi me ujin më blu në botë gjendet në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas analizimit të 200 plazheve në të gjithë botën, hulumtimi nxorri se Plazhi Pasqyra në jugun e Shqipërisë është plazhi me ujin më blu në botë

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Postimi:

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Kërkimet treguan se plazhi me ujin më blu në botë gjendet në Europë dhe përkatësisht në Shqipëri
Revista e njohur Travel+Leisure, rrëfen se për të ndihmuar njerëzit të gjejnë ujin më blu, grupi CV Villas analizoi rreth 200 plazhe përreth botës, duke përdorur kodin RGB të ngjyrës dhe duke e kryqëzuar atë me kodin YInMn Blue ose bluja më e thellë që ekziston, e cila u zbulua në vitin 2009, nga shkencëtarët e Oregon State University në SHBA


Hulumtimi nxorri se Plazhi Pasqyra në jugun e Shqipërisë është plazhi me ujin më blu në botë
Revista thote se Plazhi Pasqyra është vetëm 12.4 pikë (ose gradacione) larg nuancës YInMn Blue, çka e vendos atë të parin në listë, ndjekur nga Plazhi i Gjatë (Paralia Mpouka) në Greqi, në vendin e dytë me 13.6 pikë larg YInMn Blue, e pastaj Kassiopi po në Greqi në vendin e tretë dhe Plage de la Vernette në Francë e Plazhi Kaputaş në Turqi përmbyllin pesëshen e më të mirëve
“Morali i kësaj historie”, përfundon revista, “është se nëse dëshironi të shihni disa ujëra vërtet të kaltër, rezervoni sa më parë një fluturim për në Shqipëri dhe në Greqi”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button