KRONIKË
U ndje keq në hotelin ku po rrinte, ndërron jetë në spital turisti austriak
Një turist austriak ka humbur jetën ditën e sotme në Korçë. Mësohet se 72-vjeçari, ka shfaqur probleme shëndetësore në hotelin ku po qëndronte dhe më pas është dërguar në spital, aty ku ka humbur edhe jetën.
Sakaq po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.