AKTUALITETVIDEO

U nis me not nga Italia, por ndërpreu sfidën pas problemeve/ Eva Buzo ndodhet në spitalin e Vlorës, ja si është gjendja shëndetësore (VIDEO)


Avokatja shqiptare që jeton në Australi Eva Buzo u shtrua në spitalin e Vlorës për shkak të problemeve shëndetësore që e detyruan të ndërpresë sfidën e nisur prej mëngjesit të djeshëm.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se ajo fillimisht u vendos në terapi intensive, pasi sipas mjekëve kishte hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë gjendja e saj shëndetësore aktualisht raportohet se është e qëndrueshme, dhe gjithashtu bëhet me dije se Eva ka filluar të komunikojë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pas daljes së saj dhe rikuperimit nga spitali do të ketë një pritje në lungomare. Është bërë një organizim për ta pritur atë edhe pse sfida e saj nuk shkoi deri në fund, u thye çdo rekord.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Avokatja u nis mëngjesin e djeshëm nga Otranto, Itali për të mbërritur me not në Vlorë, por pas rreth 27 orësh në det u detyrua të ndërpresë sfidën 10 milje nga Karaburuni. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button