U sekuestrua nga policia, Sveçla tregon se për çfarë do të shfrytëzohet vila e Radoiçiçit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar për vilën e Milan Radoiçiçit buzë liqenit të Ujmanit në veri, e cila është bastisur të premten nga autoritetet e Kosovës.
Sveçla në konferencën për media theksoi se vila është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës, dhe se “bypas” i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks i Radoiçiçit.
Ai ka treguar se është në bisedime me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe kjo pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës.
“Kompleski superlulsoz i Milan Radoiçiçit në buzë të liqenit të Ujmanit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu “bypas” i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga Milan Radoiçiç. Jam në bisedime me ministrin e Bujqësisë që kjo pronë t’I kaloi Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pastaj kjo të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për njësitin e barkave në departamentin e kufirit”, theksoi ai.
Se a kanë pasur ndonjë rol stafi i manastirit në sulmin terrorist, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha theksoi se policia është duke i bërë hetimet intensive për të parë rolin e pelegrinëve në përgatitjen ose për të ndihmuar grupin e terroristëve.
Hoxha ka treguar edhe për numrin e personave civil sa kanë qenë brenda manastirit ditën kur ka ndodhur sulmi terrorit mbi policinë e Kosovës.