BOTA

U shpall e vdekur nga mjekët, 49-vjeçarja zgjohet para funeralit të saj


Një grua 49-vjeçare, e cila ishte shpallur gabimisht e vdekur, u zgjua disa momente para funeralit të saj. Chataporn Sriphona i habiti dhe i frikësoi të gjithë të pranishmit, gjatë rrugës për në tempullin budist ku do t’i jepej lamtumira e fundit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në orët e mëparshme, gruaja, e trajtuar për kancer në mëlçi, ishte shpallur e vdekur nga mjekët, pasi kishin vënë re se ajo nuk merrte më frymë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Një vendim ky që rezultoi i gabuar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Siç raportohet nga faqja e lajmeve tajlandeze Khao Sod, kur gjendja e Chataporn u përkeqësua, familja u dha urdhër punonjësve shëndetësorë që ta sillnin në shtëpi. Megjithatë, mjekët e kuptuan se ajo nuk po merrte më frymë dhe e shpallën të vdekur, duke thirrur nënën e saj të moshuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dhe kështu të afërmit filluan të organizojnë funeralin në tempullin lokal Ëat Sri Phadung Pattana, duke ofruar gjithashtu të gjithë informacionin se si të përgatitej arkivoli, ku trupi duhej të ishte mbajtur një natë para djegies.

Rrugës për në tempull, Chataporn u zgjua papritur. Gruaja tani është shtruar në spital në gjendje të rëndë, por anëtarët e familjes thanë se ishin të lehtësuar që ajo të paktën ishte në gjendje të shihte përsëri të dashurit e saj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button