AKTUALITET
U shpall i humbur 10 ditë më parë në kufirin serbo-kroat, gjendet në Itali, Leo Roçi.
Leo Roçi, 34-vjeçari i cili prej 10 ditësh rezultonte i humbur është gjetur në Itali.
Familjarët e tij e denoncuan të humbur atë, pas kontaktit të fundit që kishin pasur në kufirin serbo-korat.
Familjarët e të riut kanë njoftuar sot zyrën e Ministrisë së Brendshme, ku kanë deklaruar se sot kanë kontaktuar me 34-vjeçarin dhe se ai ndodhej në Itali.
Ata kanë falënderuar ministrin e Brendshëm, Taulant Balla për angazhimin e tij për gjetjen e të riut.