AKTUALITETLIFESTYLE & SHOWBIZ

U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy

LEZHË- Është arrestuar në Shëngjin reperi Noizy, vetëm dy ditë pasi u shpall në kërkim nga policia e Kosovës për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Noizy ishte në kërkim pasi bashkë me disa persona të grupit të tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rigels Rajku, i arrestuar mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës në zonën e Kunës në Shëngjin. Sipas burimeve, reperi u ndalua nga një postobllok policie, teksa po shkonte për të performua në një klub nate.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po ashtu ka shpallur në kërkim edhe DJ e reperit Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax si dhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button