AKTUALITETLIFESTYLE & SHOWBIZVIDEO

U spostua nga Ledion Liço, Arbana Osmani flet për herë të parë për atë që ndodhi në “BBV” (VIDEO)

Sa i takon raportit të saj më ish-banorët e edicionit të kaluar ajo thotë se gëzon respekt për ta dhe nëse një ditë do t’i lidhë jeta nuk do të ngurrojë t’i “përqafojë” sërish. 

TIRANË- Pas gjithë zhurmës mediatike, moderatorja e njohur Arbana Osmani ka thyer heshtjen për largimin nga “TCH”, televizioni ku ajo krijoi themelet e karrierës si dhe vendimi për të mos prezantuar me formatin e njohur të “Big Brother Vip”. Vendin e saj tashmë e ka zënë Ledion Liço, i cili ka fituar simpatinë e publikut brenda pak ditësh. 

Reklama në FieriWeb - “”

Arbana thotë se nuk do të donte të vihej në qendër të vëmendjes me një deklaratë “lamtumire”, pasi sipas saj tashmë ky “Big Brother Vip” me ose pa të e ka fituar audiencën. Sa i takon raportit të saj më ish-banorët e edicionit të kaluar ajo thotë se gëzon respekt për ta dhe nëse një ditë do t’i lidhë jeta nuk do të ngurrojë t’i “përqafojë” sërish. 

“Unë e kam bërë “Big Brother” për shumë shumë vite. E kuptoj që publiku është i lidhur me mua shumë, po e di që publiku mësohet edhe me një figurë tjetër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nuk e ndjeva që në finalen e BB duhet të thoja: Shiko se ky është edicioni im i fundit. Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, ç’rëndësi ka a do jem a s’do jem unë? Nuk e ndjej se duhet t’i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. “Shiko se unë po iki dhe po ju lë…” Luiz Ejlli i pari, por të gjithë, nga i pari tek i fundit, kanë respektin tim maksimal dhe vlerësimin tim maksimal për atë çfarë kanë bërë në Big Brother.

Raporti im përgjithësisht me të gjithë konkurrentët, fillon dhe mbaron me fillimin dhe mbarimin e Big Brother. Kështu që nëse na takon jeta, unë jam shumë e lumtur që t’i jap një përqafim të gjithëve. Të them të drejtën, është e pamundur mos ta ndjekësh Big Brother-in e këtij viti, sepse je e rrethuar. Më duket që po shkon shumë mirë. Kam lexuar që ka tejkaluar edhe suksesin e të parit dhe të dytit dhe jam shumë e lumtur për gjithë skuadrën”, tha Arbana Osmani. 

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Arbana Osmani tashmë i është dedikuar tërësisht biznesit të saj dhe duket se për pak kohë do të qëndrojë larg televizionit.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button