AKTUALITET
U vra duke mbrojtur mikun e tij gjatë një sherri në Itali, në ceremoninë e varrimit të 23-vjeçarit edhe ministri Balla
Ka mbërritur sot trupi i pajetë i 23-vjeçarit Klajdi Bitri, i cili u vra pak ditë më parë në Itali, pasi tentoi që të shuante një sherr ku përfshihej miku i tij.
Në ceremoninë e varrimit që do të mbahet në vendlindjen e tij në Lushnje, ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Ky i fundit ndërhyri edhe për të sjellë në Shqipëri trupin e të riut , ndërsa shpenzimet u mbuluan nga bashkia e Lushnjes.