BOTAKRONIKË

U vra nga ish-burri në Gjermani/ Flet nëna e 28-vjeçares: Është rrahur me kabllo, e ka goditur me thikë e me çelësat e makinës. I thoshte do të vras vajzën 7 vjeçe


Një krim i rëndë ka ndodhur të shtunën në një familje shqiptare në Gjermani. Besmir Ademi, 37-vjeç ka vrarë gruan e tij, Jetmira Bekën, 28 vjeçe.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nëna e viktimës ka rrëfyer për torturat që ia ka bërë ish-dhëndri vajzës së saj.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Që prej 8 vitesh e kërcënuar prej tyre, jo e vrasim sot, jo e vrasim nesër. Nëse ti thua diçka në familjen tënde, ose ndahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiqike. Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukur prej Serbisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Po nuk e përdor dhunën që e përdor Besmir Ademi. Ky është nipi i avokatit Sheremet Ademi. Sheremet Ademi që i mbron të drejtat e njeriut, s’ka qenë në gjendje me na thirrë me thanë ka ndodhur çfarë ka ndodhur, na vjen keq, edhe Jetmirën, që ka qenë një çike që nuk mundesh me e gjet në trojet shqiptare, s’ka thirrur me na kërku falje”, tha ajo.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”


Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”


Related Articles

Back to top button