BOTA

U zhduk pa gjurmë gjatë pushimeve me familjen në Spanjë, adoleshenti britanik gjendet në Francë pas 6 vitesh


Një 17-vjeçar britanik, i cili u zhduk pa gjurmë në vitin 2017, është gjetur në Francë dhe do të kthehet së shpejti në shtëpi, sipas autoriteteve franceze. Alex Batty, nga Oldham, nuk u kthye më nga pushimet në Spanjë me nënën dhe gjyshin e tij kur ishte vetëm 11 vjeç, para rreth 6 vitesh.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai u gjet, pasi kaloi gjashtë vjet i humbur, në qytetin Revel në lindje të Toulouse herët në mëngjesin e së mërkurës. Prokurorët francezë thanë se identiteti i tij është konfirmuar nga familja e tij.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Një student tha për mediat franceze se kishte parë një adoleshent , i cili më vonë do të rezultoi se ishte Alex, duke ecur natën në shi dhe i kishte ofruar ta merrte me makinë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pasi foli për një moment, Aleksi i tregoi atij historinë e tij dhe tha se kishte ecur në male për më shumë se katër ditë në një përpjekje për t’u kthyer në Angli. Duke folur për Le Depeche, ai tha: “Minutat e para, ai dukej pak i turpshëm. Ne u përpoqëm të flisnim në frëngjisht, por vura re se ai nuk e fliste gjuhën.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Vendosa të komunikoja në anglisht. Kur e pyeta se si quhej, ai tha se quhej Zac dhe më pas vazhduam të bisedonim. Ne folëm për më shumë se tre orë. Ai më dha identitetin e tij të vërtetë, Alex Batty, përpara se të më shpjegonte historinë e tij”, zbuloi ai.

Ai tha se Alex i kishte thënë se ishte rrëmbyer nga nëna e tij dhe kishte jetuar në një shtëpi luksoze në Spanjë me rreth 10 persona si pjesë e një “komuniteti shpirtëror”, duke mbërritur në Francë rreth vitit 2021. Alex shkoi jashtë vendit me nënën e tij Melanie Batty, 38 vjeç dhe gjyshin e tij David Batty, 59 vjeç, në një udhëtim në vitin 2017. Ai fluturoi me ta në aeroportin e Malagës për një qëndrim njëjavor në zonën Benahavis pranë Marbella. Megjithatë, familja nuk u kthye në Angli siç pritej në tetor 2017.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Pavarësisht apeleve publike ndërkombëtare, kujdestari ligjor i Alex, gjyshja e tij Susan Caruana,  nuk e kishte parë atë që kur u largua nga Britania. Policia e Mançesterit tha se ishte në kontakt me autoritetet franceze. Një zëdhënës i autoriteteve tha: “Ky është një hetim kompleks dhe afatgjatë dhe ne duhet të bëjmë hulumtime të mëtejshme, si dhe të vendosim masat e duhura mbrojtëse”.

Related Articles

Back to top button