Unaza e Madhe e Tiranës, Rama: Vijon puna për finalizimin e projektit me rëndësi për kryeqytetin
Vijon puna në kantierin e lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Kryeministri Edi Rama ndau foto nga kjo vepër infrastrukturore teksa u shpreh se puna vijon me betonimin, kolonat, gërmimet në trup të rrugës kryesore.
Ndërkohë që, theksoi kreu i qeverisë, paralelisht po punohet edhe në segmentet dytësore, për ta finalizuar sa më shpejt këtë projekt me rëndësi për kryeqytetin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se, deri tani kanë përfunduar 300 pilotat e themeleve të pilave nga U1 deri në U15. Janë betonuar themelet e pilave U1; U6; U7; U8; U10; U11 dhe ka përfunduar betonimi i 4 kolonave të pilave.
Gjithashtu janë realizuar punime gërmimi në trup të rrugës kryesore në progresivat 0+490-0+530. Ndërkohë, vazhdon puna me përgatitjen e zgarave metalike të kolonave dhe themeleve të pilave.
Përfundimi i plotë i Unazës së Madhe të Tiranës, një segment prej 27 kilometrash të gjatë, do të lidhë kryeqytetin me gjitha rrugët dalëse kombëtare.