KRONIKË

Urdhri i Stomatologëve shpall 6 tetorin ditë zie, reagon dhe doktori Roland Xhaxho: 3 vjeçari doli nga klinika ime zgjuar


Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka vendosur të shpallë datën 6 Tetor ditë zie, për të gjithë stomatologët, personelin ndihmës e asistentë në poliklinika e klinika dentare. Kjo, për shkak të vdekjes së 3 vjeçarit Braian Spahiu në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Njoftimin e bën presidenti i USSH-së, Nikoll Deda i cili gjithashtu u shpreh ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të më të shtrenjtit të tyre.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Dentistria shqiptare në zi! Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë, shpall datën 6 Tetor 2023, ditë zie për të gjithë stomatologët, personelin ndihmës e asistentë në poliklinika e klinika dentare.  Ditën e nesërme, dt.06.10.2023, ora 12.00, ju ftojmë të mbajmë 2 minuta heshtje “lutje”  për voglushin, engjëllin e vogël 3 vjeçar, Braian Spahiu”, shkruan Deda.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërkohë, këtë mbrëmje ka reaguar dhe vetë doktori Roland Xhaxho, i cili kreu ndërhyrjen në gojën e 3 vjeçarit. Ai thotë se vogëlushi Braian Spahiu ka lindur me defekt në zemër dhe prindërit e tij kanë firmosur konsensusin para operacionit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas doktorit Roland Xhaxho infeksioni i dhëmbëve që 3 vjeçari kishte duhej kuruar brenda një seance në mënyrë që të shmangej përhapja.

Ne foto: 3-vjeçari Braian Spahiu
Ne foto: 3-vjeçari Braian Spahiu

“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët janë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me defekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, ka thënë doktori.

Deklarata e dr. Roland Xhaxho
Deklarata e dr. Roland Xhaxho
Deklarata e dr. Roland Xhaxho
Deklarata e dr. Roland Xhaxho

Related Articles

Back to top button