Vajza e ish-presidentit Trump viziton muzeun e Përgjimeve
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” është vizituar nga vajza e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump dhe kryeministri Edi Rama.
Ky fakt është bërë i ditur nga muzeu Kombëtar. Ndërkohë, në foto shfaqet dhe Richard Grenell.
MESAZHI I MUZEUT KOMBËTAR
Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:
“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.
Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:
“Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”.