AKTUALITETMOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME

Valë ekstreme të nxehti përfshin Ballkanin dhe Mesdheun Lindor – Temperaturat arrijnë deri në 44°C

Një valë e fortë dhe e zgjatur të nxehti pritet të përfshijë Shqipërinë dhe rajonin deri në fund të javës, duke sjellë temperatura ekstremisht të larta që në disa zona mund të tejkalojnë edhe rekordet historike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas parashikimeve meteorologjike, më të nxehtat do të jenë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë ose madje të tejkalojnë 42-44°C.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ky fenomen është pasojë e afrimit të masave të ajrit shumë të ngrohtë nga Afrika e Veriut drejt Mesdheut Lindor, ndërsa ajri më i ftohtë lëviz drejt Evropës Perëndimore. Ekspertët theksojnë se në pesëvjeçarin e fundit, temperaturat mesatare janë rritur me 1-2 gradë krahasuar me periudhën 1960-1990, ndërsa gjatë verave të fundit rritja ka qenë deri në 3-5 gradë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjithashtu, është vërejtur një shtim i ekstremeve absolute të temperaturave, si në minimumet ashtu edhe në maksimumet ditore, duke e bërë situatën më shqetësuese për shëndetin publik dhe mjedisin.

Reklama në FieriWeb

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht në qendrat urbane dhe zonat bregdetare, si dhe për personat më të rrezikuar nga temperaturat ekstreme, përfshirë të moshuarit dhe fëmijët.

Related Articles

Back to top button