AKTUALITETSTAR CHANNEL
Valë emërimesh në Policinë e Shtetit, ndryshime edhe në Fier e qarqe të tjera

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë të re emërimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese, në kuadër të riorganizimit të institucioneve të rendit në vend.
Mes emërimeve më të rëndësishme bie në sy komandimi i Erion Ahmetit në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ndërsa Gerald Toska është vendosur në detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Fier.
Ndryshimet prekin edhe disa qarqe të tjera të vendit, ku janë caktuar drejtues të rinj në poste kyçe të policisë vendore, rendit dhe hetimit të krimit.
Sipas informacioneve, emërimet përfshijnë:
- Erion Ahmeti – Komandohet Drejtor i Policisë Fier
- Gerald Toska – Shef i Komisariatit Fier
- Andi Banushi – Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan
- Petrit Halo – Zëvendësdrejtor në Shkodër
- Krenar Guçe – Shef Rendi në Përmet
- Dritan Muça – Zv/drejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë
- Dritan Malaj – Zv/drejtor për Hetimin e Krimit në Berat
- Arben Nasufi – Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë
- Islor Islami – Shef Sektori DPPSH
- Erdit Rreçeku – Shef Komisariati Peqin
- Lusjan Zeqaj – Policia Rrugore Tiranë
- Ermal Zaimi – Komandant i Linjave të Trafikut Urban
- Lulzim Marini – Shef i Seksionit të Trafikut Interurban
- Jetnor Shira – Drejtues sektori në Policinë Rrugore Tiranë
Lëvizjet e fundit vijnë në një moment kur pritet forcim i masave për rendin publik dhe rritje e eficiencës në strukturat policore në të gjithë vendin.




