AKTUALITETFIERI YNË TV

Vatër e madhe zjarri në lagjen Sheq i Madh në Fier, rrezikohen banesa dhe biznese


Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në lagjen Sheq i Madh në Fier, në afërsi të ish fushës së mbetjeve urbane.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ky zjarr, i favorizuar nga era e fortë, është përhapur me shpejtësi të madhe, duke mbuluar një sipërfaqe të gjerë dhe duke rrezikuar disa banesa si dhe një biznes në zonë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre automjete zjarrfikëse dhe një autobot i Bashkisë Fier, të cilët kanë arritur të venë nën kontroll flakët. Situata është bërë më komplekse për shkak të eres se qe ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Banorët e zonës janë alarmuar dhe kanë ndihmuar me çfarë kanë mundur, ndërsa disa prej tyre kanë pohuar se zjarri është i qëllimshëm.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe për të përcaktuar nëse zjarri është rezultat i një veprimi të qëllimshëm apo jo.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button