KRONIKËSTAR CHANNEL
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: I mituri ndodhej në banesë me nënën e tij kur ra nga ballkoni, ngjarja ndodhi…
Sipas burimeve nga policia, një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:20 në lagjen “Pavarësia 3”, në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës dhe ka ndërruar jetë në vend.
Mësohet se i mituri ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H., në momentin e ngjarjes.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë, dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.




