AKTUALITETSTAR CHANNEL

Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfimi emocional i Big Bastës: Ai më ka vendosur emrin…

Këngëtari Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit Big Basta, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “S’e Luan Top”, ku ka bërë një rrëfim emocional.

Big Basta ka treguar se si nisi karriera e tij muzikore dhe si i ngeli ky emër arti.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reperi i dashur për publikun u shpreh se Big Basta ia ka vendosur Dr. Flori dhe ai ka qenë si një mentor për të.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Pjesë nga intervista:

Erjona Rusi: Adoleshent ke qenë fans i zjarrtë i 2Pac, saqë në gjimnaz te “Sami Frashëri” e thërrisnin “Geri 2Pac”. Të patën dërguar edhe nga jashtë një album që pate mësuar të gjitha këngët për mëndësh. Aty fillon rrugëtimi i karrierës, në gjimnaz

Big Basta: Po, sepse aty u dashurova me një këngë specifikisht. Por kontenti dhe gjithçka që këngë kishte, muzika, ishte e jashtëzakonshme. Edhe unë u dashurova menjëherë e thashë ‘sa bukur, ky recitim ritmik’. Pastaj ishte vetëm fillimi, në shtëpinë time flitej vetëm hip hop, rap.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Erjona Rusi: Në gjimnaz ka qenë një shok, Shpati Kadiu, i cili krijoi një grup dhe të ftoi te studio e Dr. Florti dhe Alban Kondit. Pastaj nga ai moment ti nuk u ndave nga muzika

Big Basta: Shumë e vërtetë, duke qenë se mua me thonin Ger 2Pac që kisha lidhje me muzikën thjesht si dëgjues, asnjë nuk më vuri në provë. As vetes nuk i dhashë mundësi se nuk e mendoja veten kurrë pjesë e showbizz-it ose artit shqiptar. Shpati erdhi aty dhe më tha ne kemi qejf të jesh pjesë e këngës së re. E dimë që e ke qejf hip hop, të paktën futu e provoje. Shkova, aty ishte Dr. Flori i ndjeri, Flori Mumajesi që punonin bashkë, Turi, Fabi, “Produkt 28” dhe Albani. Më dukej veta si në “Voice”. Tekstin e kisha gati se e kishte bërë Turi, muzikë e vjedhur si në atë kohë. U futa, e regjistrova me të parën dhe thanë ‘do ta mbajmë këtë’.

Erjona Rusi: Dr. Flori e vendosi emrin Big Basta apo jo?

Big Basta: Po

Erjona Rusi: Si?

Big Basta: Unë në “Top Fest” 2 ose 3 kam marrë pjesë me emrin Bastard. Ajo ka qenë hera e fundit pasi Dr. Flori më tha ‘ej ku je duke shkuar me këtë emër’. Unë i thashë se është shumë i bukur dhe ai më tha ‘jo se nuk janë gati shqiptarët për këto lloj emrash, do të tallen me ty, do rri me ty kjo e tallur gjatë gjithë jetës tënde. Pastaj ti nuk je bastard’. I thashë si ta vë? Kemi qenë te shtëpia e doktorit të mrekullueshëm. Ai tha Big Basta, duket se e kishte menduar përpara.

Erjona Rusi: Krijove miqësi me Dr. Florin?

Big Basta: Po, shumë miqësi në atë kohë sepse për mua ishte si mentor. Karriera e tij ishte e madhe, e larmishme, tekstet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, mesazhe, tematika sociale, e në një far forme po e vazhdoj atë lloj stili të atij, pavarësisht se kam stilin tim.

Erjona Rusi: Të ka shënjuar vdekja e tij tragjike?

Big Basta: Shumë. Ishte tragjike. Kur mora vesh për vdekjen e tij ishte e tmerrshme. Një nga arsyet kur lindi djali dhe pse vendosa ta provoj jashtë shtetit, ishte dhe shenja që kishte lënë vdekja e Dr. Florit. Sepse të jetosh në një vend si Shqipëria dhe të shikosh një artist të madh të na lërë për hiç gjë, sepse nuk përballonte dot X dhe Y…

Erjona Rusi: Kishe frikë për të ardhmen e djalit po thua?

Big Basta: Patjetër sepse fatkeqësisht po të shikosh edhe artistët e vjetër në Shqipëri, shumë lehtësisht mund t’i gjesh me ato veshjet e vjetra duke marrë rroga shumë të vogla dhe me biçikleta duke shkuar për punë, është e dhimbshme.

Related Articles

Back to top button