AKTUALITETKRONIKË

Vdekja e fëmijës 3 vjeç Brian Spahiu, ekspertiza shkencore do kryhet nga 3 mjekë-ligjorë nga Italia


Përcaktimi i shkakut të vdekjes së djalit 3-vjeçar, Brian Spahiu, ka detyruar prokurorinë e Tiranës, të kërkojë ndihmën e disa specialistëve të mjekësisë në Itali.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

I mituri nderoi jetë në një klinikë private që ndodhet në rrugën e “Kavajës” në Tiranë. Dyshimet e para flasin se vdekja e fëmijës ka ardhur si rezultat i narkozës, por ende nuk është provuar shkencërisht.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për ti dhënë përgjigje kësaj enigme, prokuroria e Tiranës i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve italiane, duke caktuar tre mjekë ligjorë për kryerjen e ekspertizës shkencore, me qëllim nxjerrjen e shkaqeve të vdekjes së vogëlushit Brian Spahiu.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

I vogli, Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private Splendent, brenda ambienteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga akuza e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”, që konsiderohet kundërvajtje penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button