BOTASTAR CHANNEL
Vdekja e Ratko Mlladiçit ndan Serbinë në dysh! Disa e vajtojnë, të tjerë festojnë në rrjete sociale: Duhej të kishte vuajtur më shumë!

Vdekja e Ratko Mlladiçit ka ndarë Serbinë në dysh. Ndërsa një pjesë e qytetarëve kanë shprehur ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta, në rrjetet sociale janë publikuar edhe komente që e kanë pritur me gëzim lajmin.
Media serbe B92 ka publikuar disa nga reagimet në platformën X, ku mes komenteve shkruhet “Lajm i mirë”, “Duhet të ndalohet varrimi i një krimineli lufte”, “Do ta festoj me një birrë” dhe “Më vjen keq që nuk vuajti më shumë”. Këto reagime janë shpërndarë nga mbështetës të protestave studentore dhe opozitës në Serbi.Mediat pranë Aleksandër Vuçiçit nga ana tjetër I kanë kushtuar artikuj e analiza pozitive ‘kasapit të Bosnjës” duke publikuar edhe letra dhe shënime të tij ku fliste për lirinë.




