Vdes në burg bosi i Cosa Nostra-s, Matteo Mesina Denaro
Bosi i ‘Cosa Nostra’, Matteo Messina Denaro, i arrestuar më 16 janar pas 30 vitesh në arrati, vdiq në spitalin e L’Aquila ku ishte shtruar në një dhomë të blinduar që prej gushtit. Ai vuante prej disa kohësh nga adenokarcinoma mucinoze kolorektal, një formë kanceri në zorrën e trashë.
Bosi i mafias italiane u shtrua në repartin e të burgosurve të spitalit L’Aquila, ku përfundoi në koma të pakthyeshme. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mjekët i kishin ndaluar ushqyerjen pasi gjendja e tij u përkeqësua të enjten për shkak të gjakderdhjes me parametrat e tij jetësorë të dëmtuar.
Bosi i ‘Cosa nostra’ u arrestua në janar të këtij viti pas një bastisjeje të kryer në një klinikë private në Palermo. Messina Denaro vazhdonte t’i nënshtrohej trajtimeve onkologjike nën emrin e rremë Andrea Bonafede, topografi i familjes Bonafede, i cili kishte vepruar si figurë e tij.
Falë kombinimit të disa të dhënave nga dosjet mjekësore dhe hetimeve të gjata të kryera nga policia, ai u identifikua si pacient i objektit mjekësor privat La Maddalena dhe u arrestua pak para një vizite në klinikë.Pas arrestimit më 16 janar, Messina Denaro iu nënshtrua regjimit special të paraburgimit në L’Aquila.
Bosi i Cosa Nostra ishte dënuar me burgim të përjetshëm si nxitës i masakrave të ’92. Për vite me radhë Messina Denaro jetoi si i arratisur në Siçili dhe më pas, ndoshta për shkak të sëmundjes së tij, ai u identifikua nga autoritetet, të cilët për një kohë të gjatë punuan për të sulmuar rrjetin e mbështetësve që lejuan të arratisurin të vazhdonte të fshihej për vite me rradhë.