RAJONISTAR CHANNEL

Vendet e Ballkanit Perëndimor, platformë për të lehtësuar investimet

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar një platformë, ku ofrohet informacion i detajuar mbi stimujt e disponueshëm në secilin nga vendet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kjo është platforma e parë e këtij lloji në rajon, që ofron informacion të detajuar për secilin shtet, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kjo është një nga masat kryesore në zonën rajonale të investimeve, si pjesë e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Bazuar nga të dhënat e agjencive për promovimin e investimeve të rajonit, platforma përfshin lehtësitë financiare dhe jo financiare, të kategorizuara sipas llojit, sektorit dhe audiencës së synuar.

Reklama në FieriWeb

Kjo platformë ofron informacion të plotë për investitorët që kërkojnë të investojnë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si një burim zhvillimi, platforma do të jetë e përditësuar çdo gjashtë muaj për të siguruar se do të përmbushë funksionin e saj.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, platformë për të

Related Articles

Back to top button