AKTUALITET

Vendi përfshihet nga temperaturat e ulëta, ARRSH: Rrugët janë pastruar nga dëbora! Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

I gjithë vendi gjatë natës është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëborës. Temperaturat kanë qenë të ulëta duke krijuar ngrica në zona të ndryshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grupet e punës kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve apo inerteve. Sakaq, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën. Rrugët, thuhet në njoftimin e ARRSH, janë pastruar dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

ARRSH i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe me zinxhirë kur udhëtojnë në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjlistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Postimi i ARRSH:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore  grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës 

Temperaturat kanë qenë të ulëta

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar

Mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

#ARRSH #MIE


Related Articles

Back to top button