AKTUALITETVISIT ALBANIA

“Vera” e shtatorit në Vlorë! Qyteti është ende plot me pushues të huaj, hotelet në punë dhe në tetor


Fundi i shtatorit me temperaturat e larta e bëjnë Vlorën të preferuarën e turistëve, por krahas tyre të shumtë janë edhe shtetasit e huaj që e kanë zgjedhur Vlorën për të jetuar përgjatë gjithë vitit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Jam nga Gjermania. Tani jetoj këtu në Vlorë. Katër vjet kam jetuar në Spanjë. Prej shkurtit kam zgjedhur të jetoj në Vlorë. Më pëlqen shumë këtu. E dashuroj Vlorën. Këtu ke gjithçka. Det, mal, ajër të pastër”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Moti i mirë dhe i ngrohtë, deti i pastër, mikëpritja dhe akomodimi e kanë zgjatur sezonin edhe përtej shtatorit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Jam nga Austria. Është hera ime e dytë këtu dhe vijon të jetë shumë bukur. Më pëlqen shumë, moti është fantastik”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Edhe unë jam nga Austria. Për mua është hera ime e parë. Deti është shumë i pastër. Koha është shumë e mirë, ushqimi gjithashtu. Shtatori është mjaft i mirë për të pushuar, nuk ka shumë njerëz. Është ideal”.

Operatorët turistikë thonë se në shumicën e strukturave akomoduse në Vlorë dhe zonat përreth prenotimet e pushuesve të huaj vijojnë edhe në muajin tetor./TCH

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button