AKTUALITET

Vetëm 181 persona nga 1394 riregjistrime rifituan lejen e drejtimit


Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se vetëm 181 persona, nga 1394 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës qershor 2022 – gusht 2024.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

DPSHTRR njofton se në seancën e fundit të zhvilluar, nga 33 riregjistrime, u paraqitën 15 kandidatë ku vetëm 8 prej tyre rezultuan fitues.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“1394 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 13 % prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm. S’ka shpëtim përveç riedukimit. Angari e kosto që mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”
Vetëm 181 persona nga 1394 riregjistrime rifituan lejen e drejtimit

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button