Veterineri në Fier pëson arrest kardiak në timon, humb jetën Baftiar Buzi!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në fshatin Kallm i Vogël, Fier. Një 60-vjeçar, i identifikuar si Baftjar Buzi, me profesion veteriner, ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak teksa drejtonte automjetin.
Sipas informacioneve të para, mjeti i tij humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal. Fatkeqësisht, banorët e zonës e gjetën drejtuesin e makinës pa shenja jete, brenda automjetit, në anë të rrugës.

Policia bëri me dije se:
“Rreth orës 09:40, në fshatin Kallm i Vogël, është gjetur nga familjarët në anë të rrugës i ndërruar jetë në automjet, shtetasi B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël. Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.”
Ky është një lajm i rëndë për komunitetin lokal, pasi Baftjar Buzi ishte një veteriner i njohur dhe i respektuar në zonë.




