AKTUALITET

Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Reagon Zajmina Vasjari, pronare e fasonerisë ku punonte Bedrie Loka, këngëtarja: Më e shkëlqyera e kompanisë sonë! Historia e “TikTok-ut” ishte…


Këngëtarja Zajmina Vasjari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku Bedrie Loka, 41-vjeç i dha fund jetës  duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Këngëtarja e cila e njihte Bedrien për shkak se ajo punonte në fasonerinë e administruar nga ajo dhe bashkëshorti, shprehet se historia e të ndjerës sipas saj, nuk kishte lidhje me postimet për të në “TikTok”, por me dhunën e ushtruar në familjen e viktimës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ti ishe një grua e bukur, e zonja, e forteë, një nga punëtoret më të shkëlqyera të kompanisë tonë, e ndershme dhe një nënë shembullore”,shkruan ndër të tjera këngëtarja.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Tani do prehesh ne paqe bedrie! U perpoqa shume dje te zbardhja historine tende nga lajmi i rrem qe portalet te perfshin, por per fat te keq askujt nuk i interesoi historia e nje gruaje te dhunuar se ndoshta eshte shume e degjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm me i klikuar. Per fat te keq sot edhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e verteta. Ti ishe nje grua e bukur, e zonja, e forte, nje nga puntoret me te shkelqyera te kompanis tone, e ndershme dhe nje Nene shembullore. Ngushellime te perzemerta familjareve!”, shkruan Zajmina Vasjari.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Si ndodhi ngjarja?

41-vjeçarja dyshohet se piu fostoksinë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas kërcënime të vazhdueshme me vdekje nga ana e bashkëshortit të saj dhe hapjes së një adrese TikTok-u ku publikoheshin foto me përshkrime denigruese për të.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 2 Janarit në fshatin Vadardhë të Sukthit. Sipas uniformave blu, pas kthimit nga Greqia ai e ka kërcënuar me thikë bashkëshorten në sy të një prej fëmijëve të tyre se do ta vriste.

Dhe një ditë pas vdekjes së 41-vjeçares, më 3 Janar, Xhemal Loka ka përditësuar foton e tij të profilit në rrjetin social Facebook ku ka vendosur një fjongo të zezë në shenjë zie për humbjen e nënës së katër fëmijëve të tij.

Ndërkohë në telefonin e tij, të cilin ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, janë gjetur video e SMS kërcënuese ndaj të shoqes.

Celulari i 45-vjeçarit është sekuestruar nga policia së bashku me atë të viktimës. Ka qenë dëshmia e vajzës së çiftit, të cilët ishin prindër edhe të 3 djemve, që ka “fundosur” të atin, pasi ka treguar për hetuesit dhunën psikologjike që Xhemal Loka ka ushtruar drejt të shoqes.“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, ka dëshmua ajo, pasi e ëma i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me të atij e saj.

Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok në emër të 41-vjeçares ku u publikuan foto denigruese të saj.

Related Articles

Back to top button