KRONIKËVIDEO

VIDEO/ 22 vjeçari merret peng në Kavajë, tre persona e rrahin dhe e fusin me dhunë në Mercedes, ndërhyn Policia (EMRAT)


Tre shtetas janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi kanë marrë peng një 22 vjeçar dhe e kanë dhunuar, pasi i kishte mashtruar për shitjen e një makine. Blutë e qytetit bregdetar janë sinjalizuar për dhunimin dhe marrjen peng të të riut Xhuljano Diko dhe kanë organizuar operacionin “Preteksti”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u bë e mundur zbardhja e plotë e këtij rasti, si dhe kapja dhe arrestimi i shtetasve përgjegjës, konkretisht i shtetasve:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
  • Kristi Dilo, 32 vjeç dhe Enea Dilo, 34 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër), si dhe i shtetasit Renaldo Shala, 25 vjeç, banues në Durrës.

Dyshohet se këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në një automjet tip Mercedes Benz shtetasin Xhuljano Diko, e kanë dhunuar atë dhe i kanë hequr lirinë për disa minuta. Ata pretendonin se ky shtetas kishte mashtruar shtetasin Renaldo Shala, për t’i shitur një automjet me vlerë 4,000 euro, të cilin e kishte marrë me qira nga vëllezërit Kristi Dilo dhe Enea Dilo.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe shtetasi Xhuljano Diko, 22 vjeç, banues në Durrës, si autor i dyshuar i këtij rasti mashtrimi. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti për të cilin dyshohet se ka mashtruar shtetasi Xhuljano Diko.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button