KRONIKËLAJMI FUNDITVIDEO

VIDEO/ Drejtoresha e Kadastrës së Beratit përfundon me “benz” në kanal, largohet nga spitali pa lënë policinë t’i bëjë testin e alkoolit 


Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë”.Mjeti,tip Mercedez Benz, me targa AA 995 VD, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin e Zagores. Mësohet se në drejtimin e mjetit ishte drejtoresha e Kadastrës së Beratit, Osjana Zaimi, e shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, familjarët e saj. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit Rajonal Berat,por kanë refuzuar të mjekohen dhe janë larguar nga spitali pa pritur mbërritjen e efektivëve të Policisë Rrugore për ti marrë deklaratat në lidhje me aksidentin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit,që sipas burimeve paraprake në vendngjarje mendohet se mjeti ka qënë me shpejtësi dhe ka rrëshkitur e më pas ka rënë në kanal gjatë një frenimi të fortë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Policia nuk mund të konfirmojë dot nëse drejtuesja e mjetit, Drejtoresha e Kadastrës së Beratit, ka qënë apo jo nën efektin e alkolit në drejtimin e mjetit pasi pritej që testi i alkoolit ti bëhej në spital por ajo ka lënë ambjentet e spitalit dhe është larguar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button