VIDEO e rëndë nga Durrësi/ E kërcënoi me sëpatë, RENEA ndërhyn dhe arreston 35-vjeçarin që do vriste babanë
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shijak. Një 35-vjeçar ushtronte dhunë ndaj babait të tij. Ai më pas kërcënoi se do ta vriste me sëpatë.
Menjëherë erdhën në vendngjarje forcat policore, të cilat 35-vjeçari Eduart Hoxha i ka kundërshtuar, duke u mbyllur më pas në banesë.
Më pas kanë ardhur në ndihmë efektivët e Forcave RENEA të cilët pas negociatave bënë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit.
Për këtë rast ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla duke u shprehur se parandalimi i dhunës në familje është një detyrë maksimale në të gjithë territorin.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
???????? Parandalimi apo reagimi në kohë nga Policia e Shtetit në rastet e dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore apo ndaj të miturve, janë detyra të cilat duhet të ndiqen me vëmendje maksimale në të gjithë territorin. Përgëzoj forcat e RENEA të cilët ndërhynë në kohë në rastin kërcënimit dhe dhunimit të një të moshuari, duke arrestuar dhunuesin.