VIDEO/ Incidenti në skenë, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë teksa po performonte
Një incident u shënua në një koncert të këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha në New York të dielën.
Ndërsa po këndonte në skenë nga turma u hodh një telefon celular i cili e goditi këngëtaren në fytyrë.
Videoja është shpërndarë në twitter dhe është bërë virale
Menjëherë disa pjesëtarë të skuadrës së saj ngjiten në skenë për të parë nëse gjithçka është në rregull. Ndërkohë këngëtarja ulet në gjunjë.
Një tjetër video tregon 33-vjeçaren të rrethuar nga stafi teksa largohet nga skena duke mbajtur duart në fytyrë.
Personi që postoi videon shkruan: Bebe Rexha po nxirret me nxitim nga skena e koncertit në New York pasi dikush hodhi një telefon goditi në fytyrë”
Shumë fansa u indinjuan nga ky veprim pasi ishte një koncert vërtet i bukur ndërsa incidenti la shije të keqe.