Për të disatën herë, mediat arrijnë të zbulojnë një tjetër dhunues, që nëpërmjet rrjeteve sociale po torturonte rëndë bashkëshorten e tij duke i publikuar video intime në rrjetet sociale.
Fjala është është për një 29-vjeçar nga Fieri, që me të tilla forma dhune e poshtërime e kishte detyruar gruan e re të kthehej tek familja e saj në Kosovë.
Pamjet e arrestimit janë publikuar nga emisioni investigativ “Piranjat” në SYRI TV, por në rastin në fjalë, policia u mjaftua me vetëm 4 sekonda video nga ambientet e komisariatit të Fierit